Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHAHPËRPJÉTË mb. Që e mban kokën përpjetë, mendjemadh; kund. kokulur. Ai është shahpërpjetë. Është pak shahpërpjetë. Ishte më shahpërpjetë se të tjerët.
✱Sin.: kokëpërpjetë, hundëpërpjetë, bishtpërpjetë, fodull, kapadai.
SHAHPËRPJÉTË ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e mban kokën përpjetë. Shahpërpjeti nuk shihte asgjë rreth tij. Koka e shahpërpjetit dukej mbi të tjerat. Shahpërpjeti mbahej si kapedan.
SHAHPËRPJÉTË ~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që e mban kokën përpjetë. Shahpërpjeta kaloi rrugës gjithë fodullëk. Kishte shoqe një shahpërpjetë.
SHAHPËRPJÉTË ndajf. Nga poshtë lart, thikëpërpjetë, pingulpërpjetë. Arusha u hodh shahpërpjetë. Mund të qëndronte gjatë shahpërpjetë. Rri shahpërpjetë.
✱Sin.: thikëpërpjetë, pingulpërpjetë, shahthi, drejt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë