Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHABLLONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore që krijon apo përdor modele,shabllone gjatë një pune, fotokopjuese. Punonte si shablloniste. Ishte shablloniste e zonja. Pyetën shabllonisten nëse mund ta realizonte.
2. fig., keq. Grua a vajzë që flet, shkruan a vepron duke imituar tërësisht diçka të njohur, ajo që kopjon në mënyrë mekanike pa ndryshuar asgjë, imituese. Njihej në veshje si shablloniste. Shablloniste në të folur. Asgjë të re nuk sillte ajo shablloniste.
✱Sin.: fotokopjuese, riprodhuese, mekanike, imituese.
SHABLLONÍST,~E mb. Që bëhet sipas një modeli a shablloni, që udhëhiqet nga një shabllon, që zbatohet sipas një shablloni; që vepron në mënyrë shabllone, të verbër; imitues. Lëvizje shablloniste. Art shabllonist. Gjykim shabllonist.
✱Sin.: kopjues, imitues, riprodhues, mekanik.
SHABLLONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punëtor që krijon apo përdor modele, shabllone gjatë një pune, fotokopjues. Profesioni i tij ishte shabllonist. Shabllonist i ri. Nisi punë si shabllonist.
2. fig., keq. Ai që flet, që shkruan a që vepron duke imituar tërësisht diçka të njohur, ai që kopjon në mënyrë mekanike pa ndryshuar asgjë, imitues. Mos u sill si shabllonist. Ishte i njohur për shabllonist. Shabllonist i artit.
✱Sin.: fotokopjues, riprodhues, mekanik, imitues.
SHABLLÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Model i bërë prej metali, plastike apo letre, sipas të cilit krijohen sende me formë e përmasa të njëjta; kopjim, mostër. Shabllone për vizatim. Shabl…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLONÍST,~E mb. Që bëhet sipas një modeli a shablloni, që udhëhiqet nga një shabllon, që zbatohet sipas një shablloni; që vepron në mënyrë shabllone, të verbër; imitues. Lëvizje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punëtor që krijon apo përdor modele, shabllone gjatë një pune, fotokopjues. Profesioni i tij ishte shabllonist. Shabllonist i ri. Nisi punë si shab…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLONIZ/ÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur kryen një punë sipas modeleve a skemave të gatshme. U kritikua për shabllonizim. Ikja nga shabllonizimi. Shabllonizimi i dukurive.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SHABLLONIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e SHABLLONIZÓJ. Programet janë shabllonizuar nga të paaftët. Simbolika e ngjyrave nuk është shabllonizuar akoma nga artistë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj diçka sipas modeleve a skemave të gatshme. Shabllonizoj mënyrën e të jetuarit. E shabllonizuan edhe mësimdhënien. Shabllonizoj lojën.2. f…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLONIZÚAR (i, e) mb. Që është i gatshëm, i krijuar më parë, klishe; i imituar, i kopjuar, që është shabllonizuar; kund. krijues, i ri, origjinal. Histori e shabllonizuar. Model…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLONÍZ/ËM,~MI m. 1. Të vepruarit në mënyrë shabllone, ndjekja e verbër e modeleve të gatshme, e shablloneve pa bërë përpjekje për të ndryshuar diçka e për të gjetur mënyra të r…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHABLLOVÁN mb. Që është veshur keq, që e ka lëshuar veten, haparesh; stërkeqan, çaklaman; kund. i mbajtur. Burrë shabllovan. Plak shabllovan. Ishte shoferi më shabllovan i kantieri…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë