Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËTÍTËS,~E mb. 1. Që kalon nga një vend në një tjetër. Koncert shëtitës. Cirk (teatër) shëtitës. Trupë shëtitëse. Muzikant shëtitës. Turist shëtitës. Art shëtitës. Shitës shëtitës. Berber shëtitës. (vjet.) Brigadë artizanati shëtitëse. Ambasador shëtitës (dipl.).
2. fig. Që ka disa adresa dhe të cilit nuk i identifikohet vendi i banimit, zakonisht për zgjedhjet. Votues shëtitës zgjedhës të regjistruar në disa vende.
✱Sin.: i dalë, i bredhur, i dalë, i gjezdisur, i baritur, i shëtitur.
SHËTÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shëtit sa në një vend në një tjetër, ai që del për shëtitje. Shëtitësit ishin përhapur nëpër qytet. Shëtitësit e rinj (të vjetër). Shëtitësit ishin pakësuar. Rruga gumëzhinte nga shëtitësit. Shëtitësit e huaj.
2. fig. Ai që kryen aktivitete nga njëri vend në tjetrin. Shëtitësit e natës hajdutët.
✱Sin.: shëtitar, gjezdisës, udhëtar..
SHËTÍT (SHËTÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. Eci ngadalë për të marrë ajër të pastër apo për argëtim, shpesh pa një cak, më shumë për kënaqësi. Shëtit në mal (në bulevard, në oborr, në …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTITÁR,~E mb., libr. Që udhëton për qejf, shëtitës. Grup shëtitar. Turizëm shëtitar. Të rinj shëtitarë.✱Sin.: shëtitës, gjezdisës, udhëtar, i shëtitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që udhëton për qejf; turist, udhëtar. Shëtitar i huaj. Shëtitari mbërriti deri në male.✱Sin.: turist, udhëtar, gjezdisës, ekskursionist.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTITÁR/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Ajo që udhëton për qejf; turiste, udhëtare. Ishte shëtitare e madhe. Shëtitare e huaj. Shëtitare e pafat.✱Sin.: turiste, udhëtare, gjezdisëse, ekskurs…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Dalje dhe ecje në rrugë, në lulishte, në mal etj. për të marrë ajër të pastër, për t’u çlodhur a për t’u argëtuar; ecje pa ndonjë synim të saktë, gjezdi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTITÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Rrugë e gjerë, e zbukuruar me pemë e gjelbërim, në të cilën zakonisht nuk lejohet qarkullimi i makinave dhe ku dalin njerëzit për shëtitje. U përurua …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTÍTUR (i, e) mb. Që ka qenë në shumë vende, që ka bredhur shumë; që ka shëtitur dhe ka parë e ka dëgjuar shumë gjëra, i dalë. Djalë i shëtitur. Plak i shëtitur. Rini e shëtitur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTÍTUR,~IT (të) as., vet. nj. Ecje në natyrë, shëtitje. Të shëtiturit pasdite largon stresin. Mënyra e re e jetesës përfshinte edhe të shëtiturit. Pse të shëtiturit bën mirë për …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTÍTËS,~E mb. 1. Që kalon nga një vend në një tjetër. Koncert shëtitës. Cirk (teatër) shëtitës. Trupë shëtitëse. Muzikant shëtitës. Turist shëtitës. Art shëtitës. Shitës shëtitës…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËTÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shëtit sa në një vend në një tjetër, ai që del për shëtitje. Shëtitësit ishin përhapur nëpër qytet. Shëtitësit e rinj (të vjetër). Shëtitësit ish…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë