Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I rikthej shëndetin dikujt, ia largoj një sëmundje; bëj që të mbyllet një plagë duke e mjekuar, shëndosh, ngjall, mjekoj; kund. sëmur. Shëroj një të sëmurë. E shëroi nga një sëmundje e rrallë. Shëroj qenin (macen). I shëroi të prerën e thellë.
2 fig. E çliroj dikë nga një dhembje shpirtërore a një brengë. Ilaçet nuk e shërojnë brengën. Dashuria i shëron plagët. Ky fëmijë të shëron.
3. fig. Bëj që dikush të heqë dorë nga veset e këqija, nga mendime e nga pikëpamje të gabuara etj., e shëndosh. Dënimi të shëron. Ndëshkimi nuk mund të shërojë gjithmonë. Ai djalë duhet shëruar.
4. fig. Rimëkëmb diçka, i gjej zgjidhje një problemi. Shëroj ekonominë. Shëroj papunësinë.
✱Sin.: shëndetësoj, shëndosh, mjekoj, kuroj, ngre, ngjall, qetësoj, përmirësoj, përthaj.
♦ I shëroj *plagën (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë