Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËNÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. sport. Lojtari që bën gol, kosh ose pikë (në futboll, në basketboll, në volejboll etj.). Shënuesi i golit të fitores. Shënuesi i pikës së fundit. U shpall shënuesi më i mirë.
2. tek. Vegël e posaçme që shërben për të vënë një shenjë mbi diçka. Shënues çeliku. I duhej një shënues druri.
3. tek Punëtori që përdor këtë vegël ose ai që vë shenjë mbi sendet e prodhuara; ai që shënon diçka. Punonte si shënues.
4. Rrip kartoni, pëlhure etj., që tregon faqen ku është lënë leximi, shënjues. Shënuesi i librit. E caktoi faqen me shënues.
SHËNÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. sport. Lojtarja që bën gol, kosh ose pikë (në futboll, në basketboll, në volejboll etj.). Shënuesja më e mirë e skuadrës. Shënuesja e koshit të fund…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNÚESH/ËM (i) ~ME (e) mb. 1. Që është i madh, i rëndësishëm; që shquhet, që bie në sy, që meriton të merret në konsideratë. Rezultate të shënueshme. Vlera të shënueshme. Ndryshim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë