Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËNJÚES,~I m. sh. ~, ~IT usht. Ushtari që gradon veglat e shënjimit për të përcaktuar drejtimin e qitjes. Shënjues i pagabueshëm. Shënjuesi i armës (i topit, i mitralozit, i mortajës). Shënjues me disa vite eksperiencë.
SHENJÚES,~E mb. 1. Që shërben për të shenjuar dikë a diçka, tregues. Gisht shenjues. U vendos një pllakë shenjuese në murin e shtëpisë-muze. Tabelë shenjuese.
2. Që lë shenjë. Spërkatës shenjues. Mekanizëm shenjues.
3. gjuh. Që përfaqëson imazhin akustik të shenjës gjuhësore; ana e jashtme, materiale e saj (që përfshin tingujt, fonemat etj.). Njësi shenjuese. Fjala ka funksion shenjues. Rrafshi shenjues.
4. fig. Që ka lënë gjurmë, që është veçuar a dalluar nga fenomenet a objektet e tjera. Procese shenjuese. Moment shenjues në jetën e saj. Udhëheqës shenjues.
✱Sin.: tregues, dëftues, përfaqësues.
SHENJÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ka shenjë në qitje me armë, shenjëtar, nishanli. Ishte shenjues i zoti. Shenjues me përvojë. Ishte stërvitur si shenjues.
2. Mjet, objekt, që shërben për të shënuar mbi diçka a për të mbajtur shenjë (në një libër, në ndërtim etj.). Shenjues librash. Shenjues me ngjyra. Shenjues për punimin e pllakave. Shenjues metalik.
3. gjuh. Entitet që përfaqëson imazhin akustik, ana e jashtme e shenjës gjuhësore (që përfshin tingujt, fonemat etj.); simbol. Shenjues tingullor. Shenjues i pamotivuar. Për një shenjues mund të ketë më shumë se një të shënuar. Karakteri arbitrar i shenjuesit.
4. fig. Ai që është përfaqësues i një cilësie, ideje etj., që e simbolizon atë. Shenjues kulturor. Shenjues estetik. Bartës dhe shenjues i historisë.
✱Sin.: shenjëtar, gjuetar, qitës, nishanli, sytar, tregues, dëftues, simbol.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë