Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËNJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET usht. Veprimi kur marrim shenjë me armë zjarri, drejtimi i syrit në shënjestër duke u bërë gati për gjuajtje. Vegël e shënjimit. Kursi shënjimi stërvitje e posaçme për të mësuar marrjen e vijës së shënjimit. Vija e shënjimit vija e drejtë në të cilën duhet të vihen rrafshi i shtjekëzës, maja e thepit dhe një pikë e shenjës që duam të qëllojmë.
SHENJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i vëmë diçkaje një shenjë, e bëj me shenjë. Shenjimi i produktit ushqimor. Shenjimi me vulë. Shenjimi i anëve të rrugës.
2. fig. Përfaqësimi i një objekti, ideje, veprimi etj. në mënyrë simbolike. Shenjimi i ditës ndërkombëtare të gjuhëve të huaja. Shenjimi i festave. Shenjimi i ngjarjeve të mëdha.
3. gjuh. Përmbajtja e fjalës, të shënuarit e një shenje gjuhësore. Do dhënë edhe shenjimi i fjalëve në fjalor. Kishin shtrembëruar shenjimin e fjalëve. Shenjimi i theksit në fjalë.
✱Sin.: simbolizim, mishërim, përfaqësim, domethënie, kuptim, përmbajtje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë