Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËNGJÉRGJ,~I m. 1. Festë që përkujton Shën Gjergjin dhe që për shkak të origjinës pagane ose nga tradita festohet prej katolikëve e myslimanëve me 6 maj, në Shqipërinë e Veriut, në Kosovë etj. Shëngjergji i Ri festë që kremtohet më 6 maj. Shëngjergji Plak festë që kremtohet më 23 prill. Kërcurin më të madh ruaje për Shëngjergj. (fj. u.) rezervën më të madhe ruaje për në fund.
2. sh. ~A, ~AT Vit; pranverë. Kishte mbushur dhjetë shëngjergja. Kishte 20 shëngjergja mbi shpinë.
SHËNGJÉRGJAS,~E mb. Që ka të bëjë me Shëngjergjin, një fshat në Tiranë, ose me shëngjergjasit, që është karakteristik për Shëngjergjin ose banorët e tij. Banori shëngjergjas. Malës…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÉRGJAS,~I m. sh. ~I, ~IT Banor i Shëngjergjit; ai që e ka prejardhjen nga Shëngjergji. Shumë shëngjergjas janë shpërngulur në Tiranë. Kishin ardhur disa shëngjergjas. Shëngje…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍN,~I m. zakon. nj. (lat. Salvia sclarea) Lule shëngjini, sherbela moskate.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍN,~I f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj misri kokërrvogël që piqet herët. Nuk kishte mbirë i gjithë shëngjini. Mustaqet e shëngjinit. Mbolli pak shëngjin. Në atë tokë mund të mbillje ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍNAS,~E mb. Që ka të bëjë me Shëngjinin ose me shëngjinasit, që është karakteristik për Shëngjinin ose banorët e tij. Banorët shëngjinas. Peshkatarët shëngjinas. Shkrimtare s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor i Shëngjinit; ai që e ka prejardhjen nga Shëngjini. E mbajti në shtëpi një shëngjinas. Shëngjinasit jetojnë me turizëm. Shëngjinasit janë peshkata…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore e Shëngjinit; ajo që e ka prejardhjen nga Shëngjini. Shëngjinaset dallohen për gatimin e peshkut. Ajo shëngjinase ia mori mendjen. Shëngjinas…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. Një lloj dardhe që piqet në mes të verës, që ka kokrra rrumbullake e të ëmbla. I pëlqenin më shumë shëngjinet se dardhat e tjera. Ishte koha e shën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍNËS mb. Që piqet në qershor. Fik shëngjinës. Fiqtë e shijshëm shëngjinës. Gliko me fiq shëngjinës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNGJÍNËS,~I m. sh. ~, ~IT Fik kokërrmadh që piqen në qershor. A janë pjekur shëngjinësit? I pëlqente t’i hante shëngjinësit. Shëngjinësit e qershorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë