Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËNDETËSÍ,~A f. vet. nj. 1. Veprimtaria që merret me ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullsisë. Shëndetësia në vendin tonë. Mungesat në shëndetësi. Lajme nga shëndetësia.
2. Tërësia e institucioneve që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Sistemi i shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë. Inspektor i shëndetësisë. Punon në fushën e shëndetësisë.
SHËNDETËSÍM,~I m. vet. nj., libr. 1. Veprimi kur i kthejmë dikujt shëndetin e humbur, shërimi nga një sëmundje. Shëndetësim i shpejtë (i plotë). Shëndetësimi i tufës (i gjedhëve, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Gjendje e mirë fizike dhe fiziologjike e trupit të njeriut (por edhe për kafshët e bimët), kur organet funksionojnë mirë; mirëqenie e trupit p…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETLÍG,~Ë mb. 1. Që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje dhe që është zakonisht i dobët fizikisht; kund. shëndetplotë. Djalë shëndetlig. E kujtojnë si njeri shëndetlig.2. Që nu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETLÍG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje. Shëndetligu u përpoq të ngrihej në këmbë. Shëndetligu po i …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETLÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ajo që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje. Shëndetliga i ruhej shumë virozave të stinës. I kishte …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Institucion shëndetësor i ndërtuar zakonisht në kodra, ku kurohen të sëmurët që kanë probleme me mushkëritë, sanatorium. E kishin ndërtuar shën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETPÁKË mb., libr. Që nuk ka shëndet të mirë, i dobët nga shëndeti; kund. shëndetplotë. Nusja ishte shëndetpakë. Plak shëndetpakë. Vajzë shëndetpakë. Nuk i jepnin punë të rënda…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka shëndet të mirë, që është rritur e zhvilluar mirë, i shëndoshë, shëndetplotë; kund. i dobët. Foshnjë e shëndetshme. Vajzë e shëndetshme. Trup…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Ia rikthej shëndetin dikujt, i kthej shëndetin e humbur, e bëj të shëndetshëm, e shëroj; e bëj që të ketë zhvillim të rregullt (për bim…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETËSÓR,~E mb. Që lidhet me shëndetin dhe me ruajtjen e tij, i shëndetit, që ka të bëjë me shëndetësinë, i shëndetësisë; sanitar. Sistem shëndetësor. Institucion shëndetësor. G…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë