Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËNDÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Gjendje e mirë fizike dhe fiziologjike e trupit të njeriut (por edhe për kafshët e bimët), kur organet funksionojnë mirë; mirëqenie e trupit pa ndonjë sëmundje; gjendja kur organizmi ka aftësi të plota, të qenët mirë fizikisht e mendërisht. Shëndet i mirë (i plotë). Shëndeti i nënës dhe i fëmijës (i njeriut, i rinisë, i gruas, i pleqve). Shëndeti i të punësuarve. Shëndeti i kafshëve. Shëndeti i pemës. Ruajtja (mbrojtja) e shëndetit. Pasoja negative në shëndet. Siguria e shëndetit. Dëmtuesit e shëndetit. Mezi merrte frymë nga shëndeti i tepërt. Ishte mirë nga shëndeti. Me shëndet të dobët. Gëzon shëndet. Kujdesi për shëndetin. Lajme të reja nga shëndeti. Si je me shëndet? Vuan nga shëndeti i tepërt ka mbipeshë. Marr shëndet fitoj disa kile më shumë, shëndoshem. Shikoj shëndetin. Nuk i ecën shëndeti. Bie nga shëndeti. Mungesa e shëndetit. I rrëshqiti (i shkau) shëndeti dikujt ka filluar t’i keqësohet gjendja shëndetësore, ka rënë nga shëndeti. Po vihet në shëndet dikush po i përmirësohet gjendja shëndetësore, ka filluar ta marrë veten, po përtërihet. E ka marrë shëndeti për keq dikë po i keqësohet shëndeti, nuk po i ecën shëndeti. Pi për shëndetin e dikujt. Si je me shëndet? Shëndet e të mira! (ur.) Shëndet! (ur.) urim për atë që teshtin; kund. Plaç! Me shëndet! (ur.) thënie me të cilën i urojmë dikujt rrobat a këpucët e reja, të qethurit etj. Me shëndet e me zemër të mirë! (ur.) Të paça me shëndet (ur.)! Qofsh me shëndet (ur.)! Puna është shëndet (fj. u.).
2. Pjesë e parë (ose edhe e dytë) e emërtimeve të pathjeshta për aspekte të ndryshme të shëndetit. Shëndeti publik (mjek.) shërbime shëndetësore për të përmirësuar dhe mbrojtur shëndetin e komunitetit. Shëndeti mendor (mjek.) mirëqenia psikologjike e individit dhe përshtatja e kënaqshme me shoqërinë dhe me kërkesat e zakonshme të jetës. Shëndeti i dhëmbëve (mjek.) shëndeti i gojës dhe dhëmbëve. Shëndet riprodhues (mjek.) mirëqenia fizike, emocionale dhe sociale e individëve në lidhje me sistemin e tyre riprodhues. Karta e shëndetit (mjek.) dokumenti që vërteton se mbajtësi i saj është person i siguruar dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë. Shëndeti në punë (drejt.) elementet fizike dhe mendore që ndikojnë te shëndeti, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me sigurinë dhe higjienën në punë.
3. bised., edhe sh. Përshëndetje, të fala. I dërgoj (i çoj) dikujt shëndet (shëndete). Të fala dhe shëndet!
4. etnogr., edhe sh. Dolli që pihet për shëndetin a për jetën e gjatë të dikujt. Dolli me pesë shëndete. Shëndeti i të zotit të shtëpisë! Shëndeti i çiftit! Filluan shëndetet. Ngre një shëndet.
✱Sin.: mirëqenie, të fala, përshëndetje, falëmeshëndet, dolli, mirësi.
♦ E bëj me shëndet (diçka) ha për herë të parë një pemë a një ushqim tjetër të stinës; sa e provoj a e shijoj. E la shëndeti (dikë) u dobësua shumë; u sëmur. I lë shëndetin (dikujt). 1. Përshëndetem me dikë kur nisem për udhë. 2. Largohem a ndahem përgjithmonë prej dikujt; i lë lamtumirën. Na la shëndetin. 1. (dikush) mospërf. Vdiq, mbaroi; na la bukën; na la uratën; zbardhi sytë mospërf.; ktheu potkonjtë nga dielli përb. 2. (diçka) iron. U thye, u prish, mori fund etj. (për sendet që prishen përfundimisht dhe nuk rregullohen më); na la uratën. E mbajtsh me shëndet! (iron). vetë e deshe dhe vetë e ke fajin, prandaj rri urtë!, të qoftë! (për dikë që ka pësuar diçka jo të mirë nga pakujdesia ose për ndonjë arsye tjetër); piji lëngun!; ia pafsh hairin! Mbetsh me shëndet! (ur.) qofsh mirë! (kur ndahemi nga dikush). Ngre shëndetin shih ngre (çoj) gotën (kupën).
SHËNDETLÍG,~Ë mb. 1. Që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje dhe që është zakonisht i dobët fizikisht; kund. shëndetplotë. Djalë shëndetlig. E kujtojnë si njeri shëndetlig.2. Që nu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETLÍG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje. Shëndetligu u përpoq të ngrihej në këmbë. Shëndetligu po i …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETLÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ajo që vuan vazhdimisht nga ndonjë sëmundje. Shëndetliga i ruhej shumë virozave të stinës. I kishte …
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Institucion shëndetësor i ndërtuar zakonisht në kodra, ku kurohen të sëmurët që kanë probleme me mushkëritë, sanatorium. E kishin ndërtuar shën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETPÁKË mb., libr. Që nuk ka shëndet të mirë, i dobët nga shëndeti; kund. shëndetplotë. Nusja ishte shëndetpakë. Plak shëndetpakë. Vajzë shëndetpakë. Nuk i jepnin punë të rënda…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka shëndet të mirë, që është rritur e zhvilluar mirë, i shëndoshë, shëndetplotë; kund. i dobët. Foshnjë e shëndetshme. Vajzë e shëndetshme. Trup…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETËSÍ,~A f. vet. nj. 1. Veprimtaria që merret me ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullsisë. Shëndetësia në vendin tonë. Mungesat në shëndetësi. Lajme nga shëndetësia…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETËSÍM,~I m. vet. nj., libr. 1. Veprimi kur i kthejmë dikujt shëndetin e humbur, shërimi nga një sëmundje. Shëndetësim i shpejtë (i plotë). Shëndetësimi i tufës (i gjedhëve, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Ia rikthej shëndetin dikujt, i kthej shëndetin e humbur, e bëj të shëndetshëm, e shëroj; e bëj që të ketë zhvillim të rregullt (për bim…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËNDETËSÓR,~E mb. Që lidhet me shëndetin dhe me ruajtjen e tij, i shëndetit, që ka të bëjë me shëndetësinë, i shëndetësisë; sanitar. Sistem shëndetësor. Institucion shëndetësor. G…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë