Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SHËMTÚAR (i, e) mb. 1. Që është nga ana estetike i papëlqyeshëm, që nuk është i bukur, që nuk ta pëlqen syri; kund. i bukur. Djalë i shëmtuar. Mace e shëmtuar. Kravatë e shëmtuar. Pamje e shëmtuar. Flokë të shëmtuar. Veshje e shëmtuar.
2. fig. Që është i neveritshëm, i përbindshëm, që të përqethet shtati kur e shikon, e dëgjon a e kujton; që lidhet me një ngjarje të dhimbshme, që është moralisht i pahijshëm. Histori e shëmtuar. Çaste të shëmtuara. Skenë e shëmtuar. Veprim i shëmtuar. Ves i shëmtuar. Fjalë të shëmtuara. Emër i shëmtuar. Tingull i shëmtuar. Lojë e shëmtuar. Vargje të shëmtuara.
SHËMTÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që nuk është e bukur, shëmtirë; bullubreshkë. E shëmtuara kishte vendosur të mos dilte në rrugë. Mes shoqesh ishte edhe e shëmtuara. Ajo e shëmtuara ia kishte bërë të zezën.
2. filoz. Veti objektive e sendeve dhe e dukurive që janë të zhvilluara në mënyrë jo të harmonishme e të rregullt në llojin e tyre dhe që nuk të japin kënaqësi; të qenët i shëmtuar; kund. e bukura. E bukura dhe e shëmtuara.
✱Sin.: shëmtirë, bullubreshkë.
SHËMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia ndryshoj tiparet duke ia prishur pamjen a bukurinë, e bëj të mos e pëlqejnë të tjerët; e prish; kund. zbukuroj. E shëmtoi sëmundja. Stuhia e shëmtoi pyllin. Plehrat e shëmtojnë pamjen e qytetit.
2. Shtrembëroj fytyrën, ngërdheshem në shenjë mospëlqimi ose nga një ndjenjë e pakëndshme. Shëmtoi fytyrën. E shëmtoi çehren pa folur.
3. fig. Lë shkretë, pa njeri; i heq dikujt a diçkaje gëzimin dhe kënaqësinë e jetës. Iku e na shëmtoi konakun. Na e shëmtoi jetën.
✱Sin.: përçudnoj, çudoj, përkeq, shformoj, shfytyroj, shpërfytyroj, shkalavesh, prish.
SHËMTÚES,~E mb. Që shëmton dikë a diçka; që shkakton shëmtim. Krim shëmtues. Fenomen shëmtues. Pamje shëmtuese.✱Sin.: përçudnues, zvetënues, prishës, shthurës, zvetënues, përdhosës…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që është i shëmtuar, që të shëmton a mund të të shëmtojë. Mënyrë e shëmtueshme e sjelljes. Ngjarje e shëmtueshme. Vendimi më i shëmtueshëm në h…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të shëmtuar. Mbeti duke kërcyer shëmtueshëm. Aktron shëmtueshëm. Dhoma ishte lyer edhe më shëmtueshëm.✱Sin.: keqas, mbrapsht, përçudshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë