Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHËMT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më prishet pamja, më ikën bukuria, bëhem i shëmtuar; kund. zbukurohem. U shëmtua në fytyrë. Është shëmtuar bregdeti. Na u shëmtua vajza me ato vetulla.
2. vetv. Prishem a shtrembërohem në fytyrë, ngërdheshem në shenjë mospëlqimi ose nga një ndjenjë e pakëndshme, shëmtoj fytyrën. Pse u shëmtove? - Mos u shëmto ashtu!
3. fig., vetv. Mbetem pa njeri, humbas gëzimin a kënaqësinë e jetës. U shëmtuam kur na iku ai. U shëmtua shtëpia. U shëmtua qyteti pa rininë.
4. pës. e SHËMTÓJ. U shëmtua qyteti nga papastërtitë. Iu shëmtua fytyra nga sëmundja.
✱Sin.: përçudnohem, çudohem, përkeqem, shformohem, shfytyrohem, shkalaveshem, shpërfytyrohem, prishem.
SHËMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia ndryshoj tiparet duke ia prishur pamjen a bukurinë, e bëj të mos e pëlqejnë të tjerët; e prish; kund. zbukuroj. E shëmtoi sëmundja. Stuhia e shëmtoi pyllin. Plehrat e shëmtojnë pamjen e qytetit.
2. Shtrembëroj fytyrën, ngërdheshem në shenjë mospëlqimi ose nga një ndjenjë e pakëndshme. Shëmtoi fytyrën. E shëmtoi çehren pa folur.
3. fig. Lë shkretë, pa njeri; i heq dikujt a diçkaje gëzimin dhe kënaqësinë e jetës. Iku e na shëmtoi konakun. Na e shëmtoi jetën.
✱Sin.: përçudnoj, çudoj, përkeq, shformoj, shfytyroj, shpërfytyroj, shkalavesh, prish.
SHËMT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia ndryshoj tiparet duke ia prishur pamjen a bukurinë, e bëj të mos e pëlqejnë të tjerët; e prish; kund. zbukuroj. E shëmtoi sëmundja. Stuhia e sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë