Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SHËMBËLL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Bëhem i përngjashëm me dikë, bëhem shëmbëlltyra e dikujt (në përfytyrime); përngjashmohem. M’u shëmbëllye me të atin. Nga larg shëmbëllehet me një njeri tjetër. Shkëmbi në det u shëmbëllye për një anije.
2. vet. v. III Merret me mend, përfytyrohet. Nuk mund të shëmbëllehet kjo gjë. Nuk shëmbëllehet me asgjë.
✱Sin.: dukem, bëhem, përngjashmohem, përfytyrohet.
SHËMBËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER 1. kal. dhe jokal. Përngjaj me dikë a me diçka për shkak të karakteristikave të përbashkëta, dukem, ngjaj. I shëmbëllen nënës së vet (babait, gjyshit).…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËLLÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përngjarje me dikë a diçka tjetër, shëmbëllim, ngjashmëri. Motrat nuk kishin asnjë shëmbëllesë mes tyre. Shëmbëllesë e habitshme ndërmjet dy tekst…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të qenët i ngjashëm me një tjetër, përngjasim, ngjashmëri. Shëmbëllim i pjesshëm (i plotë). Nuk kanë asnjë shëmbëllim mes tyre. S’gjej as shëmbëllim…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËLLTÝR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Një imazh a pamje e pikturuar, e gdhendur, e pasqyruar ose e përfytyruar e një njeriu, e një sendi etj.; diçka që është bërë sipas një modeli, ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËLLÝER (i, e) mb. 1. Që ngjan me dikë a diçka tjetër, i përngjashëm. Majmun i shëmbëllyer me një njeri.2. Që është pasqyruar. Figurë e shëmbëllyer në të. Pamje e shëmbëllyer n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËLLÝESHËM (i), ~ME (e) mb. Që ngjan me dikë a diçka tjetër, i shëmbëllyer. ✱Sin.: i ngjashëm, i përngjashëm, i afërt.
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËLLÝESHËM ndajf., libr. Në mënyrë të njëjtë a të afërt. Shëmbëllyeshëm me poetët e tjerë edhe ai frymëzohej nga natyra. Shëmbëllyeshëm me të vëllanë, vinte vonë edhe ai. Vepro…
Shfaq përkufizimin e plotë →SHËMBËTÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend që shembet, gorre, garronë. Ra në një shëmbëtinë. U rrëzua në shëmbëtinë. E nxorën nga shëmbëtina.✱Sin.: gorre, garronë, greminë, humnerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë