Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SFUNGJÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Porifera) Kafshë deti shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë, që rron e ngulur së bashku me të tjerat në një skelet të lehtë e tërë vrima prej lënde të brirtë ose gëlqerore. Lloje sfungjerësh. Kishte koloni sfungjerësh. Nxjerrin sfungjerë nga deti. Ata kishin qenë peshkatarë të sfungjerëve.
2. Skeleti i butë e me shumë vrima i këtyre kafshëve, që ka vetinë të thithë ujin e të shtrydhet dhe që përdoret për të fërkuar trupin kur lahemi ose për të bërë sende të ndryshme; gomë ose lëndë sintetike e butë, e bërë me shumë vrima, që përdoret për të njëjtin qëllim. Sfungjer për të larë trupin. Lodra prej sfungjeri. Flinte në një dyshek me sfungjer. Kek i butë si sfungjer. E thith ujin si sfungjer. Fërkohet mirë me sfungjer.
SFUNGJERÓR,~E mb. Që ka vetitë dhe pamjen e sfungjerit. Lëndë sfungjerore. Kishte veti sfungjerore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SFUNGJÉRTË (i, e) mb. Që është bërë prej sfungjeri; që i ngjan sfungjerit a që ka vetitë e sfungjerit. Lëndë e sfungjertë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SFUNGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË hist. Bajonetë. Foshnja, gra, burra, e djem i shkuan në sfungji. Me sfungji do të grihemi, për vatan, për Shqipëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →SFUNGJITÁK,~E mb. hist. Që e ka bajonetën mbërthyer. U turr ushtari sfungjitak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë