Fjalori
SFINKS

SFINKS,~I m. sh. ~A, ~AT 1. mit. Qenie që, sipas mitologjisëlashtë greke, përfytyrohej me krahë shpendi, me kokë e gji gruaje, me trup luani ose qeni e me bisht gjarpri dhe që u jepte udhëtarëve kalimtarë gjëzavështira e i gëlltiste ngaqë nuk i zgjidhnin dot. Pyetjet e sfinksit. Ai çohej përpara nesh si sfinks.
2. Trupore e madhe prej guri, që paraqiste një luanshtrirë me kokë gruaje ose me kokë të një faraoni për të simbolizuar fuqinë e faraonit. Sfinksi i famshëm përpara piramidës. Fliste për tempujt, sfinksat, piramidat.
3. fig. Njericilit nuk i kuptohen mendimet, ndjenjat e qëllimet. Ai ishte një sfinks i vërtetë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.