Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SFILÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i lodhur e i dërrmuar nga vuajtjet e mundimet ose nga një punë shumë e rëndë. Me trup të sfilitur. U mbështet i sfilitur në prehrin e nënës.
2. fig. Që ka një dhembje të madhe në zemër, shumë i brengosur a i lënduar. Me zemër të sfilitur. Jam i sfilitur dhe i vrarë. E kishte sfilitur mëdyshja.
✱Sin.: rraskapitur (i,e), munduar (i,e).
SFILÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. E mundoj keq dikë; i shkaktoj vuajtje të rënda e mundime dikujt, e torturoj. Ushtarët e rrahën dhe e sfilitën. E sfiliti sëmundja e rëndë. Rruga e gjatë e kishte lodhur e sfilitur.
2. fig. I shkaktoj dhembje të mëdha, e lëndoj rëndë. I sfiliste zemrën (shpirtin). E sfilitnin mendime të rënda.
✱Sin.: rraskapit, lakanis.
SFILÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. E mundoj keq dikë; i shkaktoj vuajtje të rënda e mundime dikujt, e torturoj. Ushtarët e rrahën dhe e sfilitën. E sfiliti sëmundja e rëndë. Rruga e gjat…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SFILÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Heq keq shumë e lodhem pa masë; vuaj shumë, mundohem. Sfiliteshin së punuari ditë e natë. Ata u sfilitën për atdheun.2. fig Lëndohem rëndë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SFILÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sfilit a sfilitem; mundim i rëndë, vuajtje e madhe trupore. Sfilitje të rënda. Duruan vuajtjet e sfilitjet e luftës. Ata kujtonin sfilitj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SFILÍTSHËM ndajf. Me sfilitje. E përfundoi punën sfilitshëm. Në fund u largua sfilitshëm. Shkëputem sfilitshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →SFILÍTËS,~E mb. 1. Torturues. Kujton vizitat sfilitëse të familjarëve. Kishin bërë një marshim sfilitës. 2. fig Brengosës; që shkakton brengë. Kjo ishte një gjendje sfilitëse.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë