Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SESÁ lidh. 1. Përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore me fjalinë drejtuese ose për të lidhur në fjalinë e thjeshtë gjymtyrën e dytë të një krahasimi, kur kemi mbiemra ose ndajfolje në shkallën krahasore; se. Më i dendur anash sesa në qendër. Më i gjatë sesa të tjerët. Më pak sesa dje. Sivjet bëri më tepër vapë, sesa ka bërë vjet.
2. Përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore me fjalinë drejtuese ku janë ndajfoljet në shkallën krahasore “më mirë”, “më parë”, që shprehin një veprim i cili parapëlqehet në krahasim me atë të fjalisë së varur. Më mirë të vdesësh më këmbë, sesa të rrosh i gjunjëzuar. Më parë vritej, sesa tradhtonte shokët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë