Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SERVÍR vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap dikujt për të ngrënë, për të pirë etj. Na servirën disa gatime tradicionale. Posa e shtronim sofrën, servirnim mezenë. Ata po servirnin pjatat.
✱Sin.: shërbej, ofroj.
2. fig. I paraqes dikujt gjëra të pavërteta. Na servirën dokumente të paqena. Paragrafi i parë na servir dy variante. Kryetari i serviri auditorit të dhëna jo të plota.
►SERVÍR/ET jovep., ~ (u), ~UR pës e SERVÍR. Filxhani i kafesë serviret me kujdes. Të huajve do t’u servirej imazhi i ndryshimit. Besojnë çdo ide që u serviret. Po i serviret publik…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERVÍRJ/E,~A f. Veprimi kur servir a serviret. Servirja çalonte në këtë restorant. Filluan menjëherë me servirjen e pjatave. ✱Sin.: shërbim, ofrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë