Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SERVÍL,~E mb., keq. Që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake, që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri servil. Do të mbante si gjithmonë qëndrim servil. Oborrtari servil. Kjo sjellje e bënte servil.
✱Sin.: puthador, lajkatar, lajkatues, lajkës, lajkamadh, sahanlëpirës.
SERVÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Kanë përdorur servilët e sistemit. Shfaqte qartë një buzëqeshje servili. Ka lënë përshtypjen e një servili.
✱Sin.: puthador, lajkatar, lajkatues, lajkës, lajkamadh, sahanlëpirës.
SERVÍL,~E mb., keq. Që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake, që është tipar i një njeriu të tillë. Njeri servil…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERVÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Kanë përdorur servilët e sistemit. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERVILÍZ/ËM,~MI m., keq. Të qenët servil, sjellje a qëndrim prej servili. Nuk pranoj servilizmin dhe mungesën e dinjitetit. Servilizmi është i pavlefshëm për shoqërinë. I përkrahën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERVILÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. U përulem e u bëj lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Nuk e ndiejmë nevojën për t’iu servilosur kujt…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERVILÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur servilosem; lajkatim. Nuk do të ketë më servilosje. E urrente këtë servilosje të neveritshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERVILÓSUR (i, e) mb. Që serviloset; servil. Qëndrim i servilosur ndaj të huajve. Mbajti një fjalim të servilosur. ✱Sin.: puthador, lajkatar, lajkatues, lajkës, lajkamadh, sahanlëp…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë