Fjalori
SERVIL

SERVÍL,~E mb., keq. Që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrëqejf e për të pasur përfitime vetjake, që është tipar i një njeriutillë. Njeri servil. Do të mbante si gjithmonë qëndrim servil. Oborrtari servil. Kjo sjellje e bënte servil.
Sin.: puthador, lajkatar, lajkatues, lajkës, lajkamadh, sahanlëpirës.

SERVIL

SERVÍL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Ai që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrëqejf e për të pasur përfitime vetjake. Kanë përdorur servilët e sistemit. Shfaqte qartë një buzëqeshje servili. Ka lënë përshtypjen e një servili.
Sin.: puthador, lajkatar, lajkatues, lajkës, lajkamadh, sahanlëpirës.


Rezultate të ngjashme

SERVÍL/E,~JA m. sh. ~A, ~ET keq. Ajo që u përulet orë e çast e u bën lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Servilja vetëm buzëqeshte. Nuk i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

SERVILÍZ/ËM,~MI m., keq. Të qenët servil, sjellje a qëndrim prej servili. Nuk pranoj servilizmin dhe mungesën e dinjitetit. Servilizmi është i pavlefshëm për shoqërinë. I përkrahën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SERVILÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. U përulem e u bëj lajka më të fuqishmëve për t'u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Nuk e ndiejmë nevojën për t’iu servilosur kujt…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SERVILÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur servilosem; lajkatim. Nuk do të ketë më servilosje. E urrente këtë servilosje të neveritshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SERVILÓSUR (i, e) mb. Që serviloset; servil. Qëndrim i servilosur ndaj të huajve. Mbajti një fjalim të servilosur. Sin.: puthador, lajkatar, lajkatues, lajkës, lajkamadh, sahanlëp…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.