Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SERMÁJ/Ë,~A f., vjet., përmb. 1. Para të vena mënjanë, pasuri, kapital. E humbi tërë sermajën. Me sermajën e trashëguar ndërtoi një shtëpi të re. 2. Stolitë prej argjendi. Sermaja …
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMALÍ mb., bised. I argjendtë, i zbukuruar me argjend. I kishte hije jeleku sermali. Sahatin sermali e mbante me kujdes.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Depozitë. E kishin mbushur sermenë. I ruanin sermetë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMELÍJE,~T f. kryes. sh. Dimitë me fije argjendi. Sermelijet i kishte nga nëna. Nusja mbante sermelije.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bar i ashpër i kullotave. Kishte mbledhur sermishtë. Bagëtinë e lëshoi nëpër sermishta.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMÓS vep., ~A, ~UR kal. Laj me argjend; argjendoj. Sermos armët.
Shfaq përkufizimin e plotë →►SERMÓS/ET jovep., ~A (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Merr ngjyrën e sermit; zbardhet; argjendohet. U sermos kur pa të atin aty. 2. pës. e SERMÓS. Armët u sermosën mirë e bukur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMÓSJ/E,~A f. Veprimi kur sermos a sermoset; argjendim. Ai dinte ta bënte me mjeshtëri sermosjen. Sermosja nuk ishte një proces i lehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERMÓSUR (i, e) mb. Që është sermosur; i larë me argjend; i argjenduar. Arma e sermosur shkëlqente në diell.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÉRMTË (i, e) mb. Që është prej argjendi a ka ngjyrë argjendi; i argjendtë. Mbante një jelek të sermtë. Leshrat i kishte të sermta. I veshur me rroba të sermta.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë