Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SERIOZITÉT,~I m. 1. Vetia e dikujt që është serioz a e diçkaje që është serioze; të qenët serioz. Serioziteti i gjendjes nuk u kuptua në fillim. Serioziteti në punë është vlerë. E bën detyrën me seriozitet. E mori përgatitjen me seriozitet.
2. Qëndrimi serioz dhe pamja e jashtme e dikujt, që e thotë a e bën diçka me gjithë mend e pa shaka. Ruan seriozitetin në çdo situatë. Ia tha me seriozitet.
SERIÓZ,~E mb. 1. Që vepron e sillet në mënyrë të matur, duke i menduar dhe vlerësuar gjërat mirë; që e njeh mirë punën e vet, e kryen me ndërgjegje e me ndjenjë të thellë përgjegjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERIOZÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë serioze, me gjithë mend, jo me të qeshur, pa shaka. Flet seriozisht. Më duket se e ka seriozisht. E mori seriozisht shakanë. Seriozisht ta them këtë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë