Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SERBATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Depozitë e makinës ku mbahet lënda djegëse. E mbushi plot serbatorin. I kishte fshehur në serbator.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÉRB/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase e Serbisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Serbia. Serben e kishte njohur në shkollë. Serbet po bënin pushimet në Shqipëri. Veshjet e serbev…
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vajzë a grua shumë e bukur. Serbelat e fshatit. E donte shumë serbelën. Pas shumë mundimesh u martua me serbelën e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBÉS,~E mb., bised. Që flet a që vepron pa druajtje e me krenari; që mbahet me kokën lart. Njeri serbes. Ai ishte djalë serbes. E donte fort këtë vajzë serbese.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBÉS ndajf., bised. Pa druajtje dhe me kokën lart, lirisht e me krenari. Flet serbes. Ecën serbes. Hyri serbes në dhomë. E kaloi kufirin serbes.✱Sin.: ballëhapur, rëndë-rëndë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBÍSHT ndajf. Në gjuhën serbe. Flet serbisht. Mund të komunikonin serbisht. Gjetën një tekst të shkruar serbisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBÍSHT/E,~JA f. Gjuhë sllave e jugut, që flitet nga serbët, gjuha serbe. E dinte serbishten. Ai e kishte mësuar serbishten në shkollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBOKROÁT,~E mb. Që është i përbashkët për serbët dhe për kroatët; që u përket serbëve dhe kroatëve. Gjuha serbokroate.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBOKROATÍSHT ndajf. Në gjuhën serbokroate. Fjalor serbokroatisht-shqip.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERBOKROATÍSHT/E,~JA f. Gjuha letrare e përbashkët e serbëve dhe e kroatëve. Përkthim nga serbokroatishtja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë