Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT kim. Formë natyrore e naftës, shumë veshtullore ose gjysmë e ngurtë dhe e ngjitshme, me ngjyrë të zezë, që digjet me flakë të shndritshme e përdoret për shtrimin e rrugëve, bitum natyror. Serë e pastër. Kishte disa fuçi me serë. Punonte në një minierë sere.
✱Sin.: zift, asfalt.
SË́R/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised. Radhë, varg. Një sërë ndërtesash. Morën një sërë masash. U trajtuan një sërë çështjesh. Renditi tri sërë librash. Një sërë shkrimtarësh një varg shkrimtarësh, disa shkrimtarë. E ka sërën ai tani. Rri në sërë. Doli nga sëra. Më në fund më erdhi sëra.
2. bised. Rast, mundësi. Kur t’ia gjejë sërën. Do të flasë kur t’i vijë sëra. S'më doli sëra ta bëja këtë punë.
3. bised., vjet. Klasë a shtresë shoqërore, kategori njerëzish. Është nga sëra jonë. I vlerësonin sipas sërës. Jemi të një sëre. Nuk ishte i sërës së tij.
✱Sin.: grup, dorë.
♦ Merr nga dhjetë sërë (dikush) keq. nxiton e bën një punë të papjekur; nuk i mendon mirë gjërat, është i nxituar; është si era e malit; e ka mendjen veri; fluturon në hava; aq i arrijnë litarët (dikujt) tall.
SERAFÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Engjëll. Një nga serafinët fluturoi drejt meje. Mbi të ishin serafinët. Mbi varr ka skulpturën e një serafini.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERASQÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Kryekomandant në ushtrinë e Perandorisë Osmane. Serasqeri i Rumelisë. Serasqeri i taborëve ndëshkimorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERAVÍT (SERAVÍS) vep., ~A, ~UR kal. Vendos në stivë; sistemoj. Seravit drutë. I seravitën të gjitha mjetet e punës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERAVÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur seravit; sistemim. E bëri me kujdes seravitjen. Ai merrej vetëm me seravitjet.
Shfaq përkufizimin e plotë →SERAVÍTUR (i, e) mb. Që është seravitur; i sistemuar. Drutë e seravitura do të thaheshin për dimër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë