Fjalori
SEPETE

SEPÉT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arkë e vogël, e punuar dhe e zbukuruar me mjeshtëri, që përdoret për të mbajtur rroba ose për të shtënë pajën e nuses; sënduk i vogël. Sepetja e nuses. Hap (mbyll) sepeten. Vë në sepete. E ruanfund të sepetes. E nxori nga sepetja. Gjyshja hapi sepeten e saj të vjetër.
2. Kanistër, zakonisht me kapak, që përdoret për të vënë rroba e diçka tjetër. Kishte për të larë një sepete rroba. I vuri rrobat e tharasepete. E mbushi sepeten me rrush.
Sin.: shportë, kaçile.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.