Fjalori
SEPARATIZËM

SEPARATÍZ/ËM,~MI m. 1. pol. Përpjekje për t'u shkëputur nga një tërësi a bashkësi e organizuar politike, ekonomike etj.; rrymë dhe lëvizje e një grupi popullsie me tipare kombëtareveçanta me synim për t'u shkëputur dhe për të fituar vetëqeverisjen ose pavarësinë nga një shtet ose nga një federatë ku bën pjesë. Shfaqje të separatizmit. Reaguan ndaj separatizmit. Duke parë rrezikun e një separatizmi.
2. fet. Skizmë. Skizmat kishtare. Ndryshimet u shfaqen para skizmës.
Sin.: përçarje, ndarje, çarje, ndasi.


Rezultate të ngjashme

SEPARÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Artikull i shtypur veçan pasi ka dalë në një botim më të madh. Separatet e buletinit. I kishte dhuruar një separat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SEPARATÍST,~E mb., pol. Që ka të bëjë me separatistët e me separatizmin; që kërkon shkëputjen nga një tërësi a bashkësi e organizuar politike, ekonomike etj., që përkrah separatizm…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SEPARATÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT pol. Ai që është përkrahës i separatizmit ose pjesëmarrës në një lëvizje separatiste. Toleranca ndaj separatistëve. Pozicioni i separatistëve ishte i q…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SEPARATÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET pol. Ajo që është përkrahëse e separatizmit ose pjesëmarrëse në një lëvizje separatiste. Separatistet vazhdonin të mbaheshin të burgosura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.