Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SENTIMENTÁL,~E mb. 1. Që preket shumë shpejt në ndjenja, tepër i ndjeshëm. Njeri sentimental. Psherëtima sentimentale. Qëndrim sentimental. Është bërë sentimental. Nuk duhet të bëhemi shumë sentimentalë në këtë pikë. Por, çuditërisht ndihej sentimental.
2. let. Që i kushtohet shumë botës së ndjenjave të njeriut, që e përshkruan njeriun dhe natyrën me shumë ndjenjë e zbukurime. Letërsia sentimentale. Roman sentimental. Kishte përshkrime sentimentale.
SENTIMENTÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që preket shumë shpejt në ndjenja, tepër e ndjeshme. Sentimentalet udhëhiqen nga ndjenjat.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENTIMENTALÍST,~E mb. Që është sentimental. Vajzë sentimentaliste. Foli për çastet sentimentaliste.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENTIMENTALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është sentimental. U duk si një sentimentalist. Nuk është lajm për sentimentalistët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENTIMENTALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është sentimentale. Dukej e shkruar nga një sentimentaliste. Sentimentalistja nuk mbajti dot lotët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENTIMENTALÍZ/ËM,~MI m. 1. Vetia e njeriut sentimental, të qenët sentimental; qëndrim tepër zemërbutë, që niset nga ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit. Vuan nga se…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENTIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET Ndjenjë. Më së shumti dëgjon sentimentin. E shprehur me shumë sentiment.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë