Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SENÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Vit, mot. Sene për sene çdo vit. Një herë në sene. Këtë senenë që doli. Erdhi seneja e mbarë. Seneja dyzet e katër kishte qenë e vështirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENEGALÉZ,~E mb. Që lidhet me Senegalin ose me senegalezët, që është karakteristik për Senegalin ose për senegalezët, i Senegalit ose i senegalezëve; që është krijuar nga senegalez…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENEGALÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendas i Senegalit ose ai që e ka prejardhjen nga Senegali. Kishte takuar një senegalez. Për senegalezin më folën gjatë. Dyqani i senegalezit kish…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENEGALÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendase e Senegalit ose ajo që e ka prejardhjen nga Senegali. Prej një senegalezeje kam filluar të dua gjithë Senegalin. Për senegalezen më fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENEGJÁ,~JA f. sh. ~NA, ~NAT Gjësend. A e di një senegja? Një senegja e kam kuptuar.✱Sin.: gjësend, gjëkafshë, diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENEÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Parafytyrohet; përfytyrohet. Më seneitet në ëndërr. Iu seneit para syve e ardhmja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENERMÁ,~JA f. sh. ~, ~TË Ndërtesë e veçantë ku mbahet gjëja e gjallë. I futi bagëtitë në senerma. E mbante pastër senermanë. ✱Sin.: stallë, metoq, grazhd.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë