Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SENDËRGJÍ,~A f. Diçka e krijuar me mjete të stërholluara, jo në mënyrë të natyrshme e të vetvetishme; mjet i sajuar për të zëvendësuar diçka të natyrshme ose për të mbuluar ndonjë cen trupor etj. S’la sendërgji pa përdorur. Stil plot me sendërgji (let.) stil me shprehje të panatyrshme, me stoli të tepruara. Mund ta shikojë sendërgjinë e tij me sy.
✱Sin.: sajim, trillim, stisje, shpikje, krijim, ngjizje, sendërgjim, pjellë, gatim, gatitje, e paqenë, pavërtetësi, mosqenie.
SENDËRGJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sendërgjoj a sendërgjohet. Nën diellin zhuritës mendja i bënte sendërgjime. I shkojmë ditët gjithë me sendërgjime. Këto janë sendërgjime…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SENDËRGJ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III. 1. vetv. Përftohet diçka. Diçka patjetër do të sendërgjohej. Po sendërgjohet diçka aty.2. pës. e SENDËRGJÓJ. Shumë histori ishin s…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRGJ/ÓJ vep., ~ÓVA,~ÚAR kal. 1. Krijoj diçka nga mendja, sajoj; krijoj diçka me fantazi. Sendërgjoi një personazh tipik. U rrek të sendërgjonte fatalitetin a mallkimin. Në mend…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRGJÚAR (i, e) mb. Që është sendërgjuar. Një krijesë e sendërgjuar nga mendja. Krijonte gjendje të sendërgjuara. ✱Sin.: i sajuar, i trilluar, i stisur, i shpikur, i krijuar, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRÍ,~A f. Sendësi. E vetmja qenie e gjallë midis asaj sendërie.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sendërtoj a sendërtohet. Sendërtimi i shpresave (i dëshirave). Sendërtimi i përpjekjeve shekullore. Parashohim një ngjarje shumë para sendër…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SENDËRT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Arrin të vihet në jetë a të zbatohet një qëllim, një dëshirë etj. Iu sendërtua dëshira (qëllimi). Sendërtohet materia përmbaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Arrij të vë në jetë a të zbatoj diçka. Sendërtoi idealin ëndrrat e tij. Autori sendërtoi një monument të letërsisë klasike.✱Sin.: përmbush, plotëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRTÚAR (i, e) mb. Që është sendërtuar. Frymëzim i sendërtuar poetikisht. Interesat e tyre i quajnë të sendërtuara. Vetëvendosjen e kemi shpallur të sendërtuar.✱Sin.: i përmbush…
Shfaq përkufizimin e plotë →SENDËRTÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të sendërtohet. Ky është një koncept i sendërtueshëm. Ky synim do të jetë në masë të madhe i sendërtueshëm. ✱Sin.: i plotësueshëm, i zbatuesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë