Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SENÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Organi drejtues në një universitet ose në një shkollë të lartë. U zgjodh senati. Është anëtar i senatit. Këto vendime merren vetëm në senat.
2. Dhoma e lartë e parlamentit ose e kongresit në disa shtete me dy kuvende ligjvënëse. Senati amerikan.
3. hist. Organi më i lartë i pushtetit shtetëror në Romën e lashtë; kuvend i lartë shtetëror në disa republika në lashtësi dhe në mesjetë. Senati i Romës. Senati i Raguzës. Imponuan vullnetin e Çezarit mbi Senatin.
SENATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anëtar i senatit. Senatorët votuan kundër vendimit. I bëri një telefonatë senatorit. Erdhi për të na takuar senatori.
Shfaq përkufizimin e plotë →SENATORIÁL,~E mb. Që ka të bëjë me senatin a me senatorët, i senatit a i senatorëve; që përbëhet nga senatorë. Komision senatorial. Zgjedhjet senatoriale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë