Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SEMINÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mësim kryesisht në shkollat e larta, ku studentët diskutojnë rreth një teme a një vepre. Orët e seminarit. Nuk kishte folur fare në seminare. Tema do të trajtohej gjerësisht në orët e seminarit.
2. Mësime që zhvillohen me grupe në periudha të shkurtra për ngritjen profesionale ose për kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve. Seminar dyditor. Seminar me mësuesit. Organizoi një seminar. Merr pjesë në një seminar.
3. Shkollë që përgatit priftërinj. Kishte mbaruar studimet në seminar. Ndoqi seminarin.
SEMINARÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ndjek një seminar. Seminaristët ndiqnin me vëmendje trajnuesin. Në fund seminaristët morën certifikata. Ngjalli interesin e seminaristëve. 2. …
Shfaq përkufizimin e plotë →SEMINARÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndjek një seminar. Seminaristet u bashkuan në oborr. Nuk kishte shumë seminariste.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë