Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►SELÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Vendosem diku me banim të përhershëm, zë vend diku. U selitën të shpërngulurit. U selitën përgjithmonë në fshat. U martuan dhe u selitën ngritën familje, çelën shtëpi.
2. Përmirësoj gjendjen ekonomike, vë pasuri. Qenë selitur mirë. Me punë do të selitemi dhe ne.
3. vet. v. ІІI Ngulitet, zë vend. Seliten zakonet e reja.
4. Rritet mirë një njeri, një pemë, një bimë, lëshon shtat, hedh shtat. Iu selitën fëmijët. Janë selitur me përkrahjen e tij.
5. pës. e SELÍT.
✱Sin.: mëkëmbem, rregullohem.
SELÍT (SELÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbjell një pemë a një bimë dhe i bëj shërbim që të rritet. Selit pemën. E kishte selitur vreshtin. Selit bimë të dobishme.
2. fig. Rrit me kujdes të veçantë dikë a diçka që të zhvillohet sa më mirë. E rriti dhe e seliti vajzën. Rrit dhe selit brezin e ri. Kjo revistë ka selitur rubrikën e talenteve të reja.
3. Vendos dikë në një vend të ri për të banuar. Të ardhurit i selitën pranë fshatit. Këtu do të seliten emigrantët.
4. fig. Ngulit te dikush ndjenja e mendime të caktuara, duke ndikuar me fjalë e me shembullin vetjak. I selit ndjenja fisnike. U selit fëmijëve krenarinë kombëtare. Ajo nuk selit sjelljet e hijshme. Autori selit shprehjen figurative.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë