Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SELEKSION/ÓJ vep., ~ÓVA, ~UAR kal. Zgjedh sipas një kriteri të caktuar gjërat më të mira ose individët më të përshtatshëm për diçka. Seleksionuan artikujt. Seleksionojnë frutat për eksport. Seleksionon lojtarët më të mirë.
✱Sin.: përzgjedh, kualifikoj.
SELEKSIONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur seleksionoj a seleksionohet. Seleksionimi i artikujve për eksport. Seleksionimi i mineraleve. Seleksionimi i elementëve më të mirë në e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SELEKSION/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës. e SELEKSIONÓJ. Këto skuadra u seleksionuan për në finale. Mund të seleksionohet për fazën tjetër. Kështu seleksionohet fara. ✱Sin.: zgjid…
Shfaq përkufizimin e plotë →SELEKSIONÚAR (i, e) mb. Që është seleksionuar. Ishin djegur vetëm disa shtëpi të seleksionuara. Është kultivar me origjinë vendi, i seleksionuar dhe i kultivuar prej shekujsh. Një …
Shfaq përkufizimin e plotë →SELEKSIONÚES,~E mb. Që lidhet me seleksionimin. Punë seleksionuese. Qëmtoj në mënyrë seleksionuese. Në bazë të kritereve seleksionuese. Duke kaluar nëpër këto faza seleksionuese. ✱…
Shfaq përkufizimin e plotë →SELEKSIONÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që merret me seleksionimin. Llojet e reja të grurit të nxjerra nga seleksionuesit. Seleksionues minerali (min.) ai që ndan mineralin e dobishëm nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →SELEKSIONÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me seleksionimin. Seleksionuesen e ftuan të fliste. Seleksionuese minerali (min.) ajo që ndan mineralin e dobishëm nga gurët e pavle…
Shfaq përkufizimin e plotë →SELEKSIONÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të seleksionohet. Këtu mund të ketë artikuj të seleksionueshëm. Një mutacion i seleksionueshëm. ✱Sin.: i zgjedhshëm, i përzgjedhshëm, i kua…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë