Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SEKUESTRÚAR (i, e) mb. Që është sekuestruar. Aktivitet i sekuestruar. Mjete të sekuestruara. Hoteli i sekuestruar vazhdonte shërbimin.
✱Sin.: i konfiskuar, i shtetëzuar, i shpronësuar.
SEKUESTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. Ndaloj me rrugë ligjore përdorimin a shfrytëzimin e një prone ose të një pasurie vetjake; kthej në pronë të shtetit pasurinë e një të dënuari ose diçka të siguruar në mënyrë të paligjshme. I sekuestruan pasurinë. Sekuestruan një shtëpi. Policia sekuestroi dokumentet. Ka të drejtë të sekuestrojë.
✱Sin.: konfiskoj, shtetëzoj, shpronësoj.
SEKUESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur sekuestroj a sekuestrohet. Sekuestrimi i pasurisë. Sekuestrimet paraprake. Në këto raste jep vendimin për sekuestrim. U bënë disa se…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKUÉSTRO,~JA f. sh. ~, ~T drejt. Ndalimi me rrugë ligjore i përdorimit a i shfrytëzimit të një prone ose të një pasurie vetjake; kthimi i pasurisë së një të dënuari ose të diçkaje…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SEKUESTR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR drejt., pës., vet. v. III e SEKUESTRÓJ. I sekuestrohet pasuria. Ky mall u sekuestrua nga policia. Këto duhet të ishin sekuestruar. ✱Sin.: konfi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKUESTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. Ndaloj me rrugë ligjore përdorimin a shfrytëzimin e një prone ose të një pasurie vetjake; kthej në pronë të shtetit pasurinë e një të dënu…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKUESTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT drejt. Ai që është ngarkuar të bëjë një sekuestrim sipas ligjit. Sekuestruesit morën në dorëzim objektin. Mjeti tani është në duart e sekuestruesve. ✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKUESTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET drejt. Ajo që është ngarkuar të bëjë një sekuestrim sipas ligjit. Sekuestruesja mori dosjen. Bllokimin e mjetit e bëri sekuestruesja. ✱Sin.: konfis…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë