Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SEKUÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Një sërë gjërash ose ngjarjesh të lidhura ose renditja në të cilën ato ndjekin njëra-tjetrën. Opusi i tij letrar është sekuencë tregimesh e romanesh. Në sekuencat e para filmike. Radhit sekuencat e tij biografike. Monografia përmban sekuenca intervistash të kohës.
2. Renditje e nukleotideve në acidin dezoksiribonukleik (ADN). Sekuencë e ADN-së.
3. Kohëzgjatje e një aktiviteti a e pjesëve përbërëse të tij. Gjithçka ndodhi në një sekuencë.
SEKUENCÍM,~I m. sh. ~E, ~ET biol. Metodë biokimike për përcaktimin e rendit të bazave nukleotide: të adeninës, guaninës, citozinës dhe timinës në ADN. Të dhënat e marra nga sekuenc…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë