Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SEKRÉT,~E mb. 1. Që mbahet i fshehtë nga të tjerët; që e dinë vetëm disa njerëz të caktuar; i fshehtë. Plan sekret. Kishin bërë një marrëveshje sekrete. Kodin sekret e dinin vetëm pak njerëz. Takoheshin në një vend sekret. E mban sekret vendndodhjen. Nuk është diçka sekrete.
2. Që ka të bëjë me punë dhe detyra, të cilat nuk duhet të shpallen a të njihen botërisht; që lidhet me veprimtarinë e posaçme të organeve të ushtrisë, të policisë apo të institucioneve të tjera shtetërore. Urdhër sekret. I bëri një shërbim sekret. Policia sekrete. Dyshohej se ishte agjent sekret. Një informacion tepër sekret.
3. Që ka ndërtim a mekanizëm të ndërlikuar, të cilin e njeh vetëm kush e përdor. Bravë sekrete. Çelës sekret.
SEKRÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka që mbahet e fshehtë dhe nuk u tregohet të tjerëve; diçka që duhet ta dinë vetëm disa njerëz të caktuar e të ngarkuar për një punë; e fshehtë. Sekret shtetëror. Ky ishte një sekret profesional. E zbuloi sekretin. E ruan sekretin. Nuk mban sekrete për të. Në sekretin më të madh në fshehtësi të madhe.
2. Diçka që nuk është zbuluar a nuk njihet ende; një mënyrë a metodë pune që nuk njihet ose që e njeh vetëm ndonjë specialist i rrallë. Sekretet e nëntokës. Sekreti tregtar. Sekreti i formulës së aspirinës. Zbuluan sekretin e energjisë atomike.
3. Shkaku i fshehtë, i panjohur i diçkaje. Sekreti i suksesit. Kishte kuptuar sekretin e një jete të lumtur.
✱Sin.: fshehtësi, fshehuri, mister, enigmë.
SEKRETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Punonjës që merret me punët e përditshme të një zyre, si hartimi a regjistrimi i shkresave e ruajtja e tyre, mbajtja e letërkëmbimit etj., njeri që nd…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punonjëse që merret me punët e përditshme të një zyre, si hartimi a regjistrimi i shkresave e ruajtja e tyre, mbajtja e letërkëmbimit etj., ajo që …
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Zyra e sekretarit. Hyri në sekretari. Dokumenti duhej dorëzuar në sekretari. 2. vet. nj., përmb. Tërësia e sekretarëve të zgjedhur për të mbajtur proc…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sekretoj a sekretohetI. Sekretimi i dokumenteve. Profesori bëri sekretimin e fletëve të provimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETÍM,~III m. sh. ~E, ~ET fiziol. 1. Veprimi kur sekreton a sekretohetII. Me sekretim të brendshëm (të jashtëm). Sekretimi i pështymës. Sekretimi i lëngut. Fillon sekretimin. 2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETÍN/Ë,~A f., fiziol. Hormon indor i mukozës së zorrës dymbëdhjetëgishtore, i cili aktivizohet dhe çlirohet nën ndikimin e aciditetit të lukthit. Përmes gjakut bartet tek pankr…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përdor sistem numrash a shenjash në një dokument, fletë provimi etj. që të mos dihet autori. Sekretoj fletët e provimit. Ajo kishte për detyrë të se…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRET/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR fiziol., kal. dhe jokal., vet. v. III Prodhon dhe nxjerr një lëndë të nevojshme për veprimtarinë jetësore të organizmit (për disa gjëndra); nxjerr një lën…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETÇÍ,~E mb., keq. Që mban shumë sekrete. Bashkëpunëtor sekretçi. Nuk të dija kaq sekretçi. ✱Sin.: i fshehtë, fsheharak, tinëzar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKRETÇÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË keq. Ai që mban shumë sekrete. Ja erdhi ky sekretçiu i madh. ✱Sin.: fsheharak, tinëzar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë