Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SEKÓND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Një e gjashtëdhjeta pjesë e minutës, që merret si njësi matjeje për kohën. Akrepi i sekondave. Shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes. Kaluan dhjetë sekonda. Zgjati një minutë e tridhjetë sekonda. E mat kohën me sekonda.
2. fig. Periudhë kohe shumë e shkurtër, brenda së cilës kryhet diçka, çast. Prit një sekondë! Erdhi për një sekondë. Nuk shkëputet asnjë sekondë nga puna.
3. mat. Njësi matjeje për këndet dhe për harqet, e barabartë me një të gjashtëdhjetën e një minute ose me një të tremijegjashtëqindtën e një grade dhe që shënohet me dy vijëza të shkurtra sipër pas shifrës përkatëse. Dy gradë, tri minuta e dhjetë sekonda (2°3’10’’).
4. muz. Largësia prej dy shkallësh në vargun e notave. Nga do-ja tek re-ja kemi një sekondë.
SEKONDËMÁTËS,~I m. sh. ~, ~IT Orë e posaçme që mat kohën me përpikëri deri në të dhjetat e sekondës. Shkeli sekondëmatësin. E mati kohën me sekondëmatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKONDÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. libr. Ai që shkonte si dëshmitar dhe ndërmjetës për njërin nga dy veta, që bënin dyluftim. Në vend të tij dërgoi sekondantin. Iu lut të ishte sekonda…
Shfaq përkufizimin e plotë →SEKONDÁR,~E mb., libr. 1. Që vjen pas një tjetri dhe varet prej tij, që përcaktohet nga një tjetër. Proceset primare dhe sekondare. Nga përcaktimi i cilësive sekondare. Kompania ki…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë