Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SEHIRXHÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bised. Ajo që rri e shikon diçka për kureshtje ose për t'u zbavitur. Turmë sehirxheshash. U rrethua nga sehirxheshat.
2. keq. Ajo që sodit duarlidhur kur duhet bërë diçka, ajo që nuk merr pjesë a nuk ndihmon për një punë a për një fatkeqësi. Në gjithë këtë shqetësim ajo ishte sehirxheshë.
3. Ajo që bën sehire. Ia kishte frikën asaj sehixheshës.
✱Sin.: spektatore, indiferente, magjistare, magjibërëse, çudibërëse, mjektare.
SEHIRXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. bised. Ai që rri e shikon diçka për kureshtje ose për t'u zbavitur. Turmë sehirxhinjsh. U mblodhën mjaft sehirxhinj. 2. keq. Ai që sodit duarlidhur…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë