Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SECÍL/I,~A pacak. 1. Përdoret për të shënuar çdo send, dukuri a frymor të një grupi të marrë veç e veç, por pa u përjashtuar asnjëri nga tërësia. Secili prej nesh. Secila nga shoqet. Secili nga pjesëmarrësit. Në secilin rast u vlerësuan rrethanat. U shpërndanë dhurata për secilin grup.
2. si em. Çdo njeri, gjithsecili, gjithkush. Secili e di punën e vet. Secilit i foli veçan. I dha shpërblim secilit sipas punës.
SECILIDÓ pacak. Secili, çdonjëri. Shprehte secilido pikëpamjen e vet. Në mbrëmje shkonte secilido në shtëpinë e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë