Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SATËR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Thikë e madhe dhe e gjerë që përdoret për të prerë a për të grirë mishin, hanxhar. Satëri i kasapit. Presin mishin me satër. E mpreh mirë satërin.
2. Lloj sëpate me teh të gjerë, që përdorej si armë a si mjet për t'u prerë kokën të dënuarve me vdekje. Satëri i xhelatit. I vunë në satër i vranë, u prenë kokat.
3. Thikë e shkurtër pa majë që e përdorin për të grirë gjethet e duhanit. Satër i mprehtë. I priste gjethet imët me satër.
✱Sin.: hanxhar, thikare.
♦ E shkoi në satër (dikë) e vrau barbarisht, i preu kokën pa mëshirë; bëri masakër të madhe diku. E vë kokën në satër betohem me kokë për dikë a për diçka; jam plotësisht i sigurt; e vë kokën në kandar2; vë dorën (duart) në zjarr (në prush); pres kokën (kryet); shpohem në hundë.
SÁTE përem., gjin., dhan., rrjedh. e përem. pron. JOTE. Nënës sate. I besoj fjalës sate. Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate.
Shfaq përkufizimin e plotë →SATEDÍHET mb. Shumë i madh, sa s’ta rrok mendja. Ankohet se nuk i pëlqen, por hëngri një copë satedihet. Kishte bërë një gabim satedihet.
Shfaq përkufizimin e plotë →SATEDÍHET ndajf. Shumë, tepër. Është mërzitur satedihet. I shkoi zëri satedihet larg.
Shfaq përkufizimin e plotë →SATELÍT,~E mb., keq. Që ndjek në mënyrë të verbër dhe pa parime politikën e një shteti tjetër më të madh e më të fuqishëm; që ka të bëjë me një satelit. Vende satelite. Kjo është n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SATELÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a një ylli. Satelitët e Jupiterit. Hëna është satelit i Tokës. 2. Pajisje me vegla dhe aparatura të posaç…
Shfaq përkufizimin e plotë →SATELITÓR,~E mb. Që lidhet me satelitin, i satelitit. Valë satelitore. Instaloj një antenë satelitore. Mundësonin transmetime satelitore.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÁTEM mb. Grup gjuhësh indoevropiane. Gjuhët që i takojnë grupit satem. Shqipja është një gjuhë satem.
Shfaq përkufizimin e plotë →SATÉN,~I m. Pëlhurë mëndafshi e hollë dhe e butë, me shkëlqim nga njëra anë, pëlhurë e pambuktë, e butë dhe e shkëlqyer si mëndafsh, që përdoret për astarë etj. Saten i zi. Bleu nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë