Fjalori


Rezultate të ngjashme

SÁTE përem., gjin., dhan., rrjedh. e përem. pron. JOTE. Nënës sate. I besoj fjalës sate. Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SATEDÍHET mb. Shumë i madh, sa s’ta rrok mendja. Ankohet se nuk i pëlqen, por hëngri një copë satedihet. Kishte bërë një gabim satedihet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SATEDÍHET ndajf. Shumë, tepër. Është mërzitur satedihet. I shkoi zëri satedihet larg.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SATELÍT,~E mb., keq. Që ndjek në mënyrë të verbër dhe pa parime politikën e një shteti tjetër më të madh e më të fuqishëm; që ka të bëjë me një satelit. Vende satelite. Kjo është n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SATELÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a një ylli. Satelitët e Jupiterit. Hëna është satelit i Tokës. 2. Pajisje me vegla dhe aparatura të posaç…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SATELITÓR,~E mb. Që lidhet me satelitin, i satelitit. Valë satelitore. Instaloj një antenë satelitore. Mundësonin transmetime satelitore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SÁTEM mb. Grup gjuhësh indoevropiane. Gjuhët që i takojnë grupit satem. Shqipja është një gjuhë satem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SATÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kandar i vogël. Për gjëra të vogla merrte sater. Në pazar satërin e përdornin për djathin, për gjalpin etj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.