Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SATELÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Trup qiellor që rrotullohet rreth një planeti a një ylli. Satelitët e Jupiterit. Hëna është satelit i Tokës.
2. Pajisje me vegla dhe aparatura të posaçme, e lëshuar në orbitë rreth Tokës ose një trupi tjetër qiellor për qëllime shkencore, për vëzhgime, për ndërlidhje etj. Satelit artificial. Këtë muaj u lëshuan dy satelitë. Hyn në orbitën e satelitit. Lëshuan një satelit të ri.
3. fig., keq. Shtet ose klikë në fuqi që ndjek në mënyrë të verbër dhe pa parime politikën e një shteti tjetër më të madh e më të fuqishëm. Satelitët e shteteve diktatoriale. Iu vendosën sanksione edhe satelitëve.
SATELITÓR,~E mb. Që lidhet me satelitin, i satelitit. Valë satelitore. Instaloj një antenë satelitore. Mundësonin transmetime satelitore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë