Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SATÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Përdorëse e përbërë nga një pëlhurë e hollë mëndafshi ose një rrjetë e dendur teli, e mbërthyer në një rreth druri dhe që shërben për të pastruar miellin nga krundet a për të ndarë ëndën. Satac i imët. Kaloj miellin në satac. Tund me kujdes satacin. E hedh në satac pak e nga pak.
✱Sin.: setac, sitac, sitë.
SATANÁ,~I m., fet. Djall. Është satana. Të ruhemi nga tundimet e satanait. Kush është satanai? ✱Sin.: dreq, shejtan, demon, brijanac, qoftëlarg, i paudhë, i lig, lanet, largkëtej, …
Shfaq përkufizimin e plotë →SATANÍK,~E mb. Që vepron e sillet me djallëzi. Sekt satanik. Përbindësh satanik. Mori një mesazh satanik. Kishte një vështrim gati satanik. ✱Sin.: djallëzor, i djallëzuar, i paudhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SATANÍZ/ËM,~MI m. Kult që ka si bazë adhurimin e djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme, që ka besim te djalli. Satanizmi dhe simbolet e tij. Bie në satanizëm. Si ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë