Fjalori
SATËR

SATËR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Thikë e madhe dhe e gjerëpërdoret për të prerë a për të grirë mishin, hanxhar. Satëri i kasapit. Presin mishin me satër. E mpreh mirë satërin.
2. Lloj sëpate me teh të gjerë, që përdorej si armë a si mjet për t'u prerë kokën të dënuarve me vdekje. Satëri i xhelatit. I vunësatër i vranë, u prenë kokat.
3. Thikë e shkurtër pa majë që e përdorin për të grirë gjethet e duhanit. Satër i mprehtë. I priste gjethet imët me satër.
Sin.: hanxhar, thikare.
E shkoisatër (dikë) e vrau barbarisht, i preu kokën pa mëshirë; bëri masakërmadhe diku. E vë kokënsatër betohem me kokë për dikë a për diçka; jam plotësisht i sigurt; e vë kokënkandar2; vë dorën (duart) në zjarr (në prush); pres kokën (kryet); shpohemhundë.

SATER

SATÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kandar i vogël. Për gjëravogla merrte sater. Në pazar satërin e përdornin për djathin, për gjalpin etj.


Rezultate të ngjashme

SATËRÁÇ,~I m. sh. ~A ~AT Thikë me majën e tehut të thelluar si drapër, që përdoret për t'i prerë thundrën kalit para se të mbathet. Përdor satëraçin. I bën punë vetëm satëraçi.Sin…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.