Fjalori
SARHOSH

SARHÓSH,~I mb., keq. 1. përdor me tepri pijet alkoolike, që pi vazhdimisht e jashtë mase, që e ka ves të pirët. Burrë sarhosh. E kishte gruan pak sarhoshe.
Sin.: pijanec, pirash, pijanik, pirësh, dejmarak, okatar, alkoolist.
2.është i verdhëfytyrë nga egërsia. Nuk kishte gjakfytyrë burri sarahosh.

SARHOSH

SARHÓSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT [SARAHÓSH / SARAHÓC] keq. Ai që përdor me tepri pijet alkoolike, ai që pi vazhdimisht e jashtë mase, ai që e ka ves të pirët. Sarhosh i keq. Sarhosh i pandreqshëm. Kishte sjellje prej sarhoshi. Sy (shikim) sarhoshi. Sjellje sarhoshësh.
Sin.: pijanec, pirash, pijanik, pirësh, dejmarak, okatar, alkoolist.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.