Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SARÁF,~E mb., keq. Që kursen tej masës. Njeri saraf. Kishte një baba saraf.
✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorërrudhur, kursimtar, kursenac, kacan, kurnac, gurës, i kursyer, dorështrenjtë, dorëthatë, i shtrëngueshëm, i shtrënguar, cingun, neqez.
SARAFÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fustan pa mëngë. Sarafan stofi. Kishte veshur një sarafan dhe këmishë. Qepi një sarafan të lehtë veror.
Shfaq përkufizimin e plotë →SARÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Ajo që merrej me ndërrimin e monedhave të ndryshme për të nxjerrë fitime. Sarafes ia dhanë të gjitha. 2. keq. Ajo që është shumë dorështrënguare…
Shfaq përkufizimin e plotë →SARÁG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sardele a gjuhca të kripura dhe të tymosura, që mbahen për një kohë të gjatë në temperaturë të zakonshme dhe që kanë shije të këndshme si rezultat i përth…
Shfaq përkufizimin e plotë →SARÁJ,~I m. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Ndërtesë madhështore me shumë zbukurime, pallat. Sarajet e mbretit. Porta e madhe e sarajit. Hyri si fitimtar në saraj. Ndërtoi saraje madhështore.…
Shfaq përkufizimin e plotë →SARAKLÍ,~U m. Lloj rrushi i bardhë. I merrte erë sarakliut. Këput katër a pesë veshë nga ai sarakliu.
Shfaq përkufizimin e plotë →SARAXHÁ,~JA f., mjek. Sëmundje e gjëndrave të qafës, të cilat ënjten, hapen plagë dhe kullojnë. I kishte rënë saraxhaja. ✱Sin.: stërkungull skrofull, gubëz, breshkëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →SARÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zejtar që merret me punimin e sendeve prej lëkure e meshini si rripa, takëme kuajsh, këllëfë etj. Punime saraçi. Gjilpërë saraçi. U ndal te dyqani i saraçit…
Shfaq përkufizimin e plotë →SARAÇÉN,~E mb. Që ka të bëjë me popullin ose kulturën e saraçenëve. Kulla saraçene. Guvernator saraçen. U vra në frontin saraçen. Gruri saraçen.
Shfaq përkufizimin e plotë →SARAÇÉN,I~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i një populli nomad të shkretëtirave midis Sirisë dhe Arabisë. Endacak arab. Saraçenë të ardhur prej detit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SARÁÇK,~E mb. Që ka sëmundje lëkure. Plak saraçk.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë