Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAPUNÍ,~A f. sh. ~, ~TË Revani me niseshte, por që nuk shtrohet në tepsi e nuk piqet në furrë. Një pjatë sapuni. Nuk u mpiks mirë sapunia. Me nishestenë që kishte bëri një sapuni.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAPUNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sapunoj a sapunohem. Sapunimi i duarve. E bënte me kujdes sapunimin e rrobave. 2. Shkuma e sapunit që mbetet mbi trup kur lahemi. Heq sapun…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAPUNÍS vep., ~A, ~UR kal. E bëj me sapun a me shkumë sapuni, i shkoj sapun përsipër. U vë sapun rrobave, enëve etj., e fërkoj me sapun. Sapunisi kokën. I sapunisi me kujdes këmish…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAPUNÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Fabrikë sapuni. Punonte në sapunishte. Prodhimi i sapunishtes artizanale po kërkohej në treg.
Shfaq përkufizimin e plotë →SAPUNÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur sapunis a sapunisem. Sapunisja e trupit. Sapunisja e enëve.2. Shkuma e sapunit që mbetet mbi trup kur lahemi. Shpërlan mirë sapunisjen n…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAPUNÍSUR (i, e) mb. Që është i bërë me sapun a me shkumë sapuni. Shpërlan rrobat e sapunisura. Kujdesej që duart të ishin të sapunisura mirë.✱Sin.: i sapunuar, i shkumëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë