Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAPOMBËRRÍTUR (i, e) mb. Që sapo ka mbërritur, që ka mbërritur pak kohë më parë. Turist i sapombërritur. Sheh modelet më të reja të sapombërritura në dyqan. Ndihmon refugjatët e sapombërritur.
✱Sin.: i porsambërritur, i posambërritur.
SAPOMBËRRÍTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që sapo ka mbërritur, ai që ka mbërritur pak kohë më parë. I sapombërrituri i mirëprit. U dha ndihmën e parë të sapombërriturve. Arrestohet në kufi i sapombërrituri.
✱Sin.: i porsambërritur, i posambërritur.
SAPOMBËRRÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që sapo ka mbërritur, që ka mbërritur pak kohë më parë. E sapombërritura në atdhe. Takojmë të sapombërriturën. U bënë vend të sapombërriturave.
✱Sin.: e porsambërritur, e posambërritur.
SAPOMBÍRË (i, e) mb. Që sapo ka mbirë, që ka mbirë pak kohë më parë. Bimë e sapombirë. Kujdesej për perimet e sapombira. Krijoj kushtet për fidanët e sapombirë. ✱Sin.: i porsambirë…
Shfaq përkufizimin e plotë →SAPOMBÝTUR (i, e) mb. Që sapo është mbytur, që është mbytur pak kohë më parë. Anije e sapombytur. Valët kishin nxjerrë në breg një grua të sapombytur. ✱Sin.: i porsambytur, i posam…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë