Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SAPOÇÉLUR (i, e) mb. 1. Që sapo ka çelur, që ka çelur pak kohë më parë. Trëndafil i sapoçelur. Mblodhi një tufë me lule të sapoçelura.
2. Që është hapur pak kohë më parë; që porsa është kthyer a është punuar për herë të parë (një tokë etj.). Tokë e sapoçelur. Ecën në rrugën e sapoçelur.
3. Që porsa ka dalë nga veza (për zogun); që porsa ka marrë trajtën e vet të plotë, i porsaçelur. Zog i sapoçelur.
4. Që ka filluar veprimtarinë e vet pak kohë më parë. Lokal i sapoçelur. Filloi mësimin në shkollën e sapoçelur.
✱Sin.: i porsahapur, i porsaçelur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë