Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SANXHÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT [SANXHÁ/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET] hist. Njësi administrative në kohën e Perandorisë Osmane, me shtrirje tokësore të ndryshme sipas periudhave historike dhe me një sanxhakbej a me një mytesarif në krye. Sanxhaku i Dibrës. Ishte pjesë e këtij sanxhaku. Të njohim historinë e sanxhakut.
SANXHAKBÉ/J,~U m. sh. ~JLÉRË, ~JLÉRËT hist. Komandant ushtarak dhe qeveritar i një sanxhaku. Sanxhakbeu i Shkodrës. Ekspeditat e sanxhakbejlerëve turq. Vendimin e mori sanxhakbeu.
Shfaq përkufizimin e plotë →SANXHAKTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Sundimtar i një sanxhaku, i një krahine; bajraktar. Sanxhaktari i Elbasanit. Trupat u prinë nga sanxhaktari. Sanxhaktarët u mblodhën në kuvend.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë